Pavarësisht rreth 1.5 milion të prekurve dhe rreth 94 mijë të vdekurve, numri i të shëruarve me Kovid19-19 vijon të rritet, informon foldrejt.com.
Gjithsej 353.138 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 77.370 njerëz e kanë mposhtur virusin.
Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Spanjë (52.165), Gjermani (50.557), Iran (32.309), Itali (28.470), SHBA (24.961) dhe Francë (23.206)./Foldrejt.com