Kosova ka mbërritur në numrin e 76,688 raste pozitive gjithsej që nga fillimi i pandemisë.
Nga gjithsej 351,523 persona të testuar për virusin COVID-19 tash e saktësisht një vit, 76,688 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net.
Por, nga ky numër i rasteve të përgjithshme pozitive për një vit me prezencën e COVID-19, virusin kanë arritur ta mposhtin saktësisht 64,362 persona ndërsa 1696 të tjerë kanë vdekur.
Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkan pa asnjë dozë vaksine, ndërsa edhe shtetet e rajonit tashmë kanë filluar vaksinimin.
Autoritetet vazhdojnë të përsërisin premtimin e njëjtë se vaksinat do të vijnë së shpejti, ndërsa numri i rasteve ditore ka filluar të rritet si pasojë e fushatës elektorale për zgjedhjet e shkurtit.