Numri i rasteve me COVID-19 në Korenë e Jugut sërish është në rritje për shkak të nënvariantit të ri shumë ngjitës Omicron në vendin e Azisë Lindore.
Koreja e Jugut regjistroi 39.196 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë ditore në një javë, duke e çuar numrin e të infektuarve në më shumë se 18.6 milionë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Me 16 vdekje tjera, numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi u rrit në 24.696.
Sipas Agjencisë koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nënvarianti shumë ngjitës i Omicron BA.5 po përhapet me shpejtësi në vend.
Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se vendi ka hyrë në një valë të re të virusit dhe u kanë kërkuar qytetarëve të mbajnë maska megjithë lehtësimin e kufizimeve të distancimit social muajin e kaluar./FolDrejt/