Policia e Kosovës nëpërmjet një konference për media ka informuar opinionin në lidhje me të dhënat rreth aksidenteve në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan Fol Drejt.
Sipas Nënkolonel Jeton Rexhepit, policia ka ndërmarr një varg veprimesh, duke shtuar kontrollin në terren, në mënyrë që sa më shumë t’i minimizojë këto fatkeqësi në trafik. Megjithatë, sipas tij në këtë periudhë të vitit janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente.
“Në periudhën janar- mars të këtij viti janë shënuar 4,248 aksidente, prej tyre aksidente me fatalitet janë 4 raste më pak se vitin e kaluar rreth 18.8%, sa i përket personave të vdekur kemi 4 raste më pak apo mbi 14%, sa i përket aksidenteve me dëme kemi më pak 292 raste apo 10%”, ka thënë Rexhepi.
Sipas tij numri i përgjithshëm i aksidenteve është në rënie “për 280 raste apo 6.18%, kurse numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01% apo 16 raste më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.”/FolDrejt/