Më shumë se 400,000 klientë janë pa energji elektrike në SHBA pasi stuhitë sollën shi, borë, përmbytje dhe erëra të forta.
Lumenjtë e vërshuar dhe rrëshqitjet e dheut goditën Kaliforninë, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 40 nga 58 qarqe, raportoi BBC.
Deri në 90 centimetra borë ranë në disa pjesë të Nju Jorkut, New Hampshire dhe Massachusetts./FolDrejt/