Numri i njerëzve që kanë ikur nga Ukraina për t’i shpëtuar pushtimit rus ka kaluar në mbi 5 milionë, në krizën më të rëndë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, sipas OKB-së.
Pushtimi i Rusisë ka shkaktuar një zhvendosje masive të njerëzve në gati tetë javë që nga fillimi, duke përfshirë më shumë se 7 milionë ukrainas brenda vendit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Shumica e refugjatëve kanë kaluar në Bashkimin Evropian përmes pikave kufitare në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani, ku vullnetarët dhe qeveritë janë përpjekur të ndihmojnë ata që vijnë, kryesisht gra dhe fëmijë, të gjejnë punë, strehim dhe t’u ofrojnë mbështetje.