Numri i emigrantëve në Britani arriti një shifër rekorde prej 606,000 personash vitin e kaluar, tregojnë vlerësimet zyrtare nga agjencitë qeveritare, duke rritur presionin ndaj kryeministrit Rishi Sunak, i cili ka premtuar të ulë shifrat, raporton Reuters.
Rritja u shkaktua nga ardhjet e të huajve jashtë BE-së, përfshirë refugjatët nga Ukraina, dhe njerëzit që erdhën për të punuar dhe studiuar, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Numri i lartë i emigracionit legal ka qenë prej kohësh një çështje kryesore në politikën britanike, transmeton Fol Drejt.