Për të katërtën herë brenda natës është lëkundur toka në Shqipëri. Sipas mediave në Shqipëri numri i të lënduarve ka shkuar në 68 persona.
Epiqendra e tërmetit është përsëri në Adriatik, gjashtë kilometra larg portit të Durrësit.
Magnituda e lëkundjeve është 4.7 shkallë të Rihterit, kurse e para ishte 5.8 shkallë.
