Italia raportoi të shtunën 70,803 raste me COVID-19, kundrejt 74,350 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, derisa numri i vdekjeve ra nga 154 në 129.
Italia ka regjistruar 159,666 vdekje nga COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti më i lartë në botë.
Derisa më sot, Italia ka raportuar 14.79 milionë raste me COVID-19.
Numri i pacientëve në spitalet ku trajtohen pacientët me COVID-19 – duke mos përfshirë ata në kujdesin intensiv – ishin 9,949 të shtunën, nga 9,981 një ditë më parë.
Kishte 72 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, nga 47 të premten.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit në 493 nga 476 që tashmë ishin të hospitalizuar.
Rezultatet e mësipërme dolën pas testimit të 477,041 mostrave, tha Ministria e Shëndetësisë./FolDrejt/