Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar mbi 700 raste pozitive me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i plotë:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 33.156 doza përforëcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ️Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 5.118.