Agjencia franceze e Shëndetit Publik pas përditësimit të të dhënave, konfirmoi se pandemia e COVID-19 ka vrarë më shumë se 90,000 persona në Francë.
Sipas këtyre shifrave, 90.146 persona kanë vdekur nga virusi, që nga fillimi i epidemisë, në spitale dhe shtëpi pleqsh, përfshirë 64 835 në spitale.
Numri i rasteve të reja u rrit në 25 229, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 7,3%, një nivel i qëndrueshëm që nga e diela e kaluar.