A duhet të tërhiqet para kohe kancelarja gjermane Angela Merkel? Jo, nëse pyeten votuesit gjermanë. 67 përqind e tyre kërkojnë që ajo të rrijë në pushtet deri kur i mbaron mandati në 2021, pavarësisht se ka dhënë dorëheqje nga shejf e partisë CDU, shkruan “Die Zeit”.
Intervista është kryer nga RTL dhe N-tv.de, kurse nga shkurti 2018 Merel gëzon 12 përqind më shumë mbështetje.
Por Merkel mund të tërhiqet para kohe nga udhëheqja e Gjermanisë, pasi ka probleme mes partive qeveritare CDU/CSU dhe të majtëve të SPD. Në rast se prishet koalicioni, atëherë me gjasë do ketë zgjedhje të parakohshme ose koalicion të ri qeveritar mes CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërve.
Në rast se Merkel nuk do ishte kancelare, shumica e gjermanëve si pasardhëse e mbështesin Kramp-Karrenbauer (39 përqind), ndjekur nga Friedrich Merz (28 përqind)./Foldrejt.com