Fol Drejt
E premte, 16 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Mbi “ngatërrimin” e politikës me kulturën: Branko Merxhani

3 vjet më parë
in KULTURË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një ndër penat e mprehta në publicistikën e viteve ’30-të në Shqipëri, Aleksandër Merxhani, njohur me emrin Branko Merxhani, do të kishte dhe shprehte, idetë e qarta mbi zhvillimin e shoqërisë shqiptare, kjo e shtypur dhe nën trysninë trazirave të kohës. Mes të tjerash, “Përpjekja Shqiptare”, botim i tij, do të ishte zëri i lartë për atdheun: traditën, kulturën, ekonominë dhe shkëlqimin e vlerave, prej ithtarit të të iluminizmit dhe demokracisë së vërtetë, në Shqipërinë e varfër e që, në të kundërt, do të shkonte kah lindja…

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Kutura dhe politika

Ç ndryshim ka midis nocioneve të Politikës dhe të Kulturës? Ç është Politika? Ç është kultura? Dhe sidomos ç’do me thënë të merresh me kulturë pa bërë politikë? (…) (…) Çdo shoqëri çfaq dy farë vullnetesh sociale. E para është Kultura, e dyta është Politika. Kultura përmbledh të gjitha përpjekjet theorike dhe përshtypjet spiritualiste ose materialiste të një Shoqërie. Kurse Politika përmban dhe përmbledh të gjitha mundimet praktike që bën një grup shoqëror brenda rrokullimeve të historisë së vet. Puna e Kulturës, në parim, është një punë mendimi, që ecën kryesisht drejt zbulimit të së Vërtetës. Politika, në parim, është edhe kjo një punë mendimi, por një punë që nuk ka si qëllim kryesor të gjejë të vërtetën; Politika ecën drejt për drejtë për në Fuqi dhe për në Pushtet. Roli i një njeriu të Kulturës kufizohet në gjurmimin dhe përhapjen e së Vërtetës. Mendimtari përpiqet të përhapë mendimet e veta dhe t i futë në vetëdijen e bashk atdhetarëve të tij. Mendimtari s ka nevojë të vërë në dorë fuqin reale dhe të sundojë botën duke u mbështetur në bajonetën e xhandarit. Ai ndjek rrugën e vet. Dhe ndjek këtë rrugë me guxim dhe me qetësi. Ai ecën edhe duke vuajtur. Roli i një njeriu të Politikës është krejt i ndryshëm. Politikë d.m.th. sundim.

 

Dhe asgjë tjetër. Qëllimi i një njeriu të Politikës, natyrisht kur ky është një njeri i urtë dhe i sinqertë, është një qëllim i lartë që ka një kuptim historik. Politikani përpiqet të qërojë jetën shoqërore nga zakonet e këqija, nga veset, dhe në vëndin e tyre të vendosë të mirat. Prandaj Politikani ka nevojë të domosdoshme të vërë në dorë fuqinë e sundimit dhe të zotërojë, pa asnjë kufizim, të gjitha zotësit vepronjëse të një vëndi. (…) Artistët, Moralistët dhe Filozofët janë vetëm Mendimtarë. Këta i propozojnë popullit ndjenjat dhe mendimet e tyre: Vetëm i propozojnë. Nuk mund t ia imponojnë.(…) Kultura s ka të bëjë aspak as me Parlamentin as me Qeverinë. Qëllimi i saj nuk është të fitojë shumicën në Parlament dhe të formojë Qeverinë. Kultura, që t i bëjë të pranueshme bukuritë që ndjen, të mirat që jep shëmbull dhe mendimet që shfaq, nuk kërkon ndihmën e organeve zyrtare. Kultura veprat e veta i vleftëson ndryshe. Ka në dorë një tok mjetesh morale. Ka b.f. bindjen, shijën, enthuziazmën dhe një sëri mënyrash të tjera veprimi. Që të mësohet përmënç një vjershë e bukur, s ka nevojë që të votohet një dekret-ligjë. Gjithashtu asnjë ligjë nuk mund t a ndalojë këndimin e një libri. Bilé është vënë re se librat e ndaluara kërkohen dhe këndohen më tepër. (…)Një sundimtar mund t imponohet edhe për hirë të violencës. Kurse një mendimtar thjeshtë nuk pëlqehet ose simpathizohet. Autoriteti që ky gëzon mbi një pjesë të popullit, nuk është një autoritet relatif. Është një autoritet personal. S ka të bëjë me pozitën e vet. Ka të bëjë vetëm me personin e vet. Një e vërtetë shkencore, një vepër artistike, një meritë morale, nuk humbet asgjë nga vlera e saj kur nuk çmohet nga ana e zyrtarëve ose edhe kur gjen mospërfilljen e tyre. Vulat e zyrave nuk janë dokumenta kulturale. Janë vetëm akte administrative dhe gjyqsore. Me këto vula vihen në litar edhe të dënuarit dhe lartësohen edhe zotërinjt e ndershëm.
* * *
Siç e kemi shpjeguar gjer këtu me një mënyrë krejt të hapët dhe pothuaj popullore, Politika dhe Kultura janë dy farë veprimtarish krejt të ndara dhe të veçuara njera nga tjetra. Janë të veçuara në përmbajtje dhe të ndara në qëllime. Kombet që dinë mirë të ndajnë njerën nga tjetra këto dy farë veprimtarie shoqërore, përparojnë dhe lartësojnë hem organizmën e jetës së tyre politike, hem organizmën e jetës së tyre kulturale. Përkundrazi ku këto dy gjëra trazohen midis tyre, atje Kultura bëhet skllavi i Politikës dhe humbet kuptimin e qënies së vet; dhe nga ana tjetër edhe Politika fshin dhe çvleftëson çdo lloj përpjekje që ka si qëllim të ndihmojë Shoqërin në ecjen e sajë drejt përparimit dhe qytetërimit. Dhe kështu shkatërrohen dhe degjenerohen të gjitha.

Politikani mbetet pa dritë. Intelektuali bëhet dallkauk. (…)

1936

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Arrestohet personi në Suharekë, i hyri në oborr fqinjit me revole sepse ia shfrytëzoi internetin

Lajmi tjetër

Takohen komandantët e forcave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM