Ka pasur 1053 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Nga gjithsej 43 shtetet amerikane ku janë regjistruar raste të virusit, shumica (161) vijnë nga Kalifornia, me Nju Jorkun (159) dhe Illinois (152) pas në listën përkatëse, shkruan Protothema, transmeton Fol Drejt.
Më shumë se 132,000 doza të vaksinës JYNNEOS – e cila ka marrë miratimin nga Administrata përkatëse e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA – janë shpërndarë në të gjithë territorin, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore amerikane.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se ka ende mungesë vaksinash mes rritjes së rasteve të virusit në disa shtete./FolDrejt/