Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home Pa Kategori

Mbi Palestinë nuk fluturojnë melaqet

1 vit më parë
in Pa Kategori
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“Në Gaza, Zoti sikur po i mbledh lulet më të mira për Kopshtin e Ahiretit.”

                                                                                        Mohammad Elshinawy

Shkruan: Visar Zeka

Kanë kaluar mbi 100 ditë të terrorit shtetëror cionist kundër Gazës. S’po ndalem në statistika sepse ato janë të tmerrshme; mendja disi na shkon më shumë në shifra e jo në vuajtje reale të viktimave. Videot e mediave alternative që shfaqin llahtarinë e Gazës s’kanë të ndalur. I madh e i vogël, muslimanë e jomuslimanë, tashmë e dinë fort mirë se ç’po ngjet realisht aty. Falë Gazës u shqyen shumë maska e ranë përtokë fasada të tëra. Gaza e Siria prej kohësh e kanë vulosur hipokrizinë e Perëndimit për demokraci e të drejta të njeriut (edhe ashtu nuk besoj e nuk kam besuar në dokrra të tilla). Në fakt, Gaza së fundi e nxori krejtësisht në shesh falimentimin spektakolar etik të filozofisë perëndimore, e qe besa edhe të qarqeve intelektuale te ne në Kosovë (asgjë për t’u befasuar këtu!). Zaten çdo herë kishte qenë e tillë. E, sa për politikanët e atjehit dhe për këta tanët këtu nuk ia vlen t’çohet kot as edhe një shkronjë e vetme. Gazetarët e mediave mainstream, këta “bartës” të fjalës së lirë nuk bëzajnë se nuk bëzajnë për gjenocidin dhe vrasjen e një numri tejet të madh të kolegëve të tyre në Gaza. Për ta fëmijët e masakruar në Gaza janë vetëm një pirg të vdekurish, pa emra, pa fytyra, pa vuajtje, pa familje. Fëmijët e Gazës sikur nuk ekzistojnë fare në këtë botë as për filantropët, globalistët e shkencëtarët që goja s’po u ndalet kohëve të fundit duke na frikësuar se shëndeti ynë dhe ai i planetit ndodhet në rrezik nga viruset e molekulat dhe duke pozuar si shpëtimtarë të vërtetë të njerëzimit e planetit.

Lexoni edhe..

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

Porosit Web Porosit Web

Disa të krishterë të Perëndimit treguan edhe një herë se feja e tyre është fe e Starbucks dhe McDonalds, fe e ambalazhuar, e paketuar dhe e dërguar me porosi online (fast delivery) nga korporatat, e jo fe që ata besojnë se vjen nga Nazareti i Palestinës. I lan në lloç bashkëfetarët e tyre palestinezë. Teksa ata festonin pangopësisht në fund të vitit që lamë pas, mbi vëllezërit e tyre të krishterë në Palestinë reshte pandërprerë terrori i shtetit cionist. Pastori palestinez Rev. Dr. Munther Isaac në fjalimin e tij me titull “Krishti nën rrënoja” mbajtur me rastin e Kërshëndellave (2023) në kishën luterane të Betlehemit kritikonte ashpër bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen dhe mbylljen e syve karshi gjenocidit në Palestinë: “S’do t’ua pranojmë kurrë kërkimfaljen tuaj, as pas këtij gjenocidi mbi popullin tonë. Dilni pranë pasqyrës dhe pyesni se ku ishit ju kur Gaza po kalonte nëpër gjenocid. Kur i justifikojmë, i racionalizojmë dhe teologjizojmë vrasjet dhe bombardimet e fëmijëve, atëherë Krishtin do ta kemi nën rrënoja.” Ca zëra vendorë të krishterë vazhdojnë t’i përkrahin haptazi politikat gjenocidale të shtetit cionist, kurse masat e tjera që pandehin se e vënë kombin para fesë, duke e kamufluar me aspekt politik urrejtjen ndaj muslimanëve, sidomos arabëve, këmbëngulin se ne s’kemi pse merremi me çështjen e Palestinës ngase ata s’e pranuakan shtetin tonë!

Më brengosëse dhe më e dhimbshme mbi të gjitha mbetet heshtja publike e disa hoxhallarëve, sidomos në rrjete sociale, aty ku janë tejet aktiv dhe shtrijnë influencën e tyre te xhemati dhe të tjerët. Influencera se jo mahi shprehur me zhargonin e rrjeteve sociale. Po t’ua shohësh disave postimet vetëm me lule e trëndafila, urime e përshëndetje fiton përshtypje se të gjorit nuk qenkan aspak të informuar se ç’po ngjet vërtet në Gaza! Të tjerët rrallë e shkarazi përmendin Gazën dhe atë duke goditur në njërën anë ata që shprehin me plot të drejtë mllefin kundër mosreagimeve të pushtetarëve arabë ndaj vëllezërve të tyre në Palestinë, dhe duke i mbrojtur në anën tjetër me ose padashje politikat e disa vendeve arabe dhe normalizimin e marrëdhënieve me shtetin cionist. Na thuhet të bëjmë vetëm sabër e dua, dhe atë mundësisht në fshehtësi (se duat me xhemat në xhami as që vijnë në shprehje), të mos protestojmë, të mos bojkotojmë produkte se mbreti e hyqymeti nuk e do këtë. Me një fjalë, ta urrejmë vetëm me zemër të keqen atje, t’ua mohojmë me plot gojë palestinezëve çdo rezistencë të hapur kundër cionistave me pretekstin se ende s’qenkan pjekur kushtet materiale, bile as ato akaidore e menhexhore. Të shkretit palestinezë, sa gjynah që s’e kanë akiden e menhexhin si të disa mbretërve të përkrahur ashiqare nga do dijetarë të hakut! Por jo, palestinezët edhe një herë treguan se si jetësohet dhe konkretizohet imani dhe teuhidi gjatë sprovave më të rënda në jetë. Hytbet tona në përgjithësi i kanë lënë në harresë masakrat në Gaza. Në to flitet për gjithçka, lidhje e palidhje, vetëm për zullumin kundër palestinezëve jo. Siç këshillonte hoxha nga Anglia, Dr. Haitham Al-Haddad, në këso raste xhemati ka plot të drejtë që t’ia tërheq vërejtjen hoxhës që të flet në hytbe për zullumin në fjalë e jo tema që s’përkojnë me aktualitetin. Dy herë më ka rënë t’i shoh të bashkuar disa hoxhallarë të drejtimeve të ndryshme (gjë e rrallë kjo): një herë kur pa përtesë shpluan krahët e tyre dhe u vaksinuan, duke iu besuar verbërisht autoriteteve të korruptuara botërore të shëndetësisë, dhe tash kur ngurrojnë të flasin për zullumin e hapur në Gaza. Jo se të folurit në publik dhe shkrimet publike do ta ndërrojnë njëmend situatën e rëndë në Gaza, por është një zgjedhje shpirtërore dhe morale, mjet me të cilin largohesh dhe disociohesh me ndërgjegjshmëri prej atyre të cilët ushtrojnë terror sistematik kundër vëllezërve dhe motrave tona në Gaza e gjetiu si dhe prej atyre që e përkrahin atë fshehurazi apo haptazi. Tregon sheshazi se nuk rreshtohesh me zullumqarë. Dikur disa hoxhallarë na kallëzonin se në Siri po fluturonin melaqet, kurse sot mbi Palestinë duket se nuk fluturon asnjë melaqe!

 

 

 

Tags: GazaHoxhallarëtIzraeliKosovelufta
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Prokurorët zviceranë konfirmojnë kallëzimin penal të paraqitur kundër presidentit izraelit

Lajmi tjetër

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova

Të ngjajshme

LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Pa Kategori

“Uria” e përdorur si armë lufte nga Izraeli vrau 16 fëmijë në Gaza

5 Mars, 2024
Pa Kategori

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në kapjen e këtij personi

16 Shkurt, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM