Pejë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar Sh.G (mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese në Dubravë), nën dyshimin se në katër raste ka marrë 1 mijë e 880 euro ryshfet.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë me rastin e dy operacioneve që realizoi Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ku u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë, raporton “Betim për Drejtësi”.
“DHKEK– Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas një pune intensive operative dhe hetimore që ka zgjatur rreth një vit, hetuesit policorë kanë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit”, thuhet në njoftim.
“Ai dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet (1880 euro), në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve. Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi/
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë