Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Mbledhja e 67-të e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 67-tën me radhë, transmeton Fol Drejt.

Në të këtë mbledhje, miratimin e kabinetit qeveritar e mori formimi i grupit ndërinstitucional për integrimin Republikës së Kosovës në NATO, dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2022-2026, dy projektligje, emërimi i bordeve të dy ndërmarrjeve publike, pezullimi i vizave hyrëse për qytetarët e Ukrainës, propozimi i anëtarëve për Organin e Shqyrtimit të Prokurimit Publik, Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, dhe vendime të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në përputhje me zotimin e Qeverisë për reformë substanciale në drejtësi, që siguron pavarësi të sistemit gjyqësor e prokurorial nga ndikimi politik, në këtë mbledhje u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Koncept Dokumenti për Ekspertët Gjyqësorë.

U inicua formimi i grupit ndërinstitucional për integrimin Republikës së Kosovës në NATO. Ky grup synon të intensifikojë punën dhe të bashkërendojë veprimet për realizimin e aspiratës shtetërore të Republikës së Kosovës për integrime Euro-Atlantike; të përforcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe të avancojë praninë e Kosovës në mekanizmat tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë dhe mbrojtjes.

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2022-2026, që ka për qëllim përcaktimin e masave dhe prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht regjimin e vizave hyrëse në Republikën e Kosovës për shtetasit e Ukrainës. Me këtë vendim Kosova do të vazhdojë përcaktimin në përkrahje të koalicionit mbështetës për kundërshtimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe do të lehtësojë strehimin e të gjithë atyre shtetasve të Ukrainës që zgjedhin si vendstrehim të tyre Kosovën.

Qeveria ndau 7.149.864 (shtatë milionë e njëqind e katër dhjetë e nëntë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, masa 2.4 – Mbështetja e Eksportit. Këto mjete do të alokohen dhe transferohen në programin përkatës sipas listës së përfituesve të përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara për projektin “Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport”, përkatësisht te “Programit të Granteve të Përputhshme”.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington, ShBA dhe në Londër, Mbretëri të Bashkuar.

Miratimin e mori edhe Projektligji për pyjet, i cili rregullon planifikimin, mbrojtjen, shfrytëzimin e produkteve drunore dhe jo-drunore, pronësinë, përgjegjësinë e organizatave dhe detyrat e institucioneve pyjore, financimin publik dhe hulumtimet mbi pylltarinë dhe mbikëqyrjen e këtij sektori në Republikën e Kosovës.

Është miratuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, si dhe kandidatët për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit Kosovar të Konkurrencës.

Miratimin e kanë marrë edhe vendimet për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike NPH Infra Kos dhe emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, miratimin e ka marrë Rregullorja për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi për Zyrën e Çështjeve të Komuniteteve. Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr. 03/34 i datës 07.10.2020 , sipas të cilit znj. Elizabeth Katherine Gowing është nominuar përfaqësuese  e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili funksionon nën mbikëqyrjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Qeveria ka miratuar pesë vendime që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave për interes publik:

–          Vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit që preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës” në Babaj të Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës;

–          Vendimi përfundimtar të shpronësimit për interes publik të pronave ish shoqërore dhe të cilat preken nga ndërtimi Objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren; dhe renovimi i ish objektit të “Jugobanka” në Mitrovicë për nevoja të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

–          Anulimi i vendimit përfundimtar të shpronësimit  për interes publik Nr.08/47 të datës 02.09.2015 dhe vendimit 02/73 të datës 05.02.2016, që kanë të bëjnë me shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore “Auto Moto Kosova” dhe “INA Zagreb”. Ky vendim do t’i hap rrugë evitimit të gabimeve dhe inicimit të ri për shpronësimin e këtyre pronave për nevoja të ndërtimit të objekteve qeveritare.

–          Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit, pikë kalimi kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

–          Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimeve për interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit të cilat gjenden brenda lokacionit të “Aeroportit të Gjakovës” dhe të cilat janë të nevojshme  për realizimin  e projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022 dhe të analizës së planifikimeve të prokurimit nga agjencitë buxhetore, është miratuar vendimi për ndryshime dhe plotësime të listës së artikujve për përdorim të përbashkët dhe që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit./FolDrejt/

Tags: MbledhjaQeveria e KosovesVendimet
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Qeveria miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Lajmi tjetër

“Kjo Barcelonë mund të fitojë Europa League dhe të kthehet në Champions”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM