Pas largimit të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, janë larguar edhe deputetët e opozitës.
Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje, ka thënë që po shihet që ish-ministri Armend Zemaj e ka të gjithën politike.
“Ish ministri po largohet se nuk po mundet me dalë nga petku i ministrit. Sa zor me pasë një deputet, që ka qenë ministër. E ka veç politike, jo që e ka interesimin. Siç po shihet ish ministri kur dalim tek e vërteta për qysh o gjendja me qytetarë – ai mo nuk ka interes”, ka thënë Kollçaku gjatë mbledhjes.
Pas deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, nga mbledhja është larguar edhe Bekim Haxhiu i PDK-së dhe Floreta Zejnullahu e PDK-së./KlanKosova