Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, të gjitha vendimet që u morën sot

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, POLITIKË
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, e shtunë, ka marrë disa vendime, siç është ai për lehtësimin e masave anti-Covid; vendimin për emrimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër Lepenc”; Komisionin Shtetëror të Pranimit për Pozitat e Kategorisë së Lartë Drejtuese dhe vendime të tjera.

Në njoftimin nga mbledhja e Qeverisë thuhet se, Projektligji që mori miratimin e qeverisë ishte ai për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes. Qëllimi i tij është të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale, rregullave për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes nga veprimtarit e ndryshme industriale në mënyrë që të arrihet nivel i lartë për mbrojtjen e mjedisit

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në mbledhjen e sotme u emëruan anëtarët e Bordit të drejtorëve në Bordin Drejtues të Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH Ibër Lepenc, Sh.A. me këtë përbërje:

1. Bajram Mustafa, kryesues;

2. Violeta Hoxha, anëtare;

3. Denis Dautaj, anëtar

4. Valmira Latifi, anëtare;

5. Avdullah Nishori, anëtar; dhe

6. Muzafer Luma, anëtar.

U emërua edhe Komisioni Shtetëror i Pranimit për Pozitat e Kategorisë së Lartë Drejtuese i cili do të bëjë vlerësimin profesional të kandidatëve për emërimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese. Komisioni i emëruar ka këtë përbërje:

1. Naim Gashi, Drejtor Ekzekutiv i AAK/MASHT, kryesues

2. Anita Alaj – Kalenderi, Drejtoreshë e Përgjithshme e ANJF, anëtare;

3. Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e ABGj-së/ZKM, anëtare;

4. Bedri Gjafa, Organizata të specializuara, anëtar;

5. Safet Fazliu, Organizata të specializuara, anëtar.

Në këtë mbledhje u miratuar vendimi për autorizim të Ministrit të Shëndetësisë për tejkalim të procedurave për hartim të Udhëzimit Administrativ për Licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë. Ky tejkalim i procedurave është i domosdoshëm duke pasur parasysh mungesën e kuadrit profesional për ofrimin e shërbimeve shëndetësore deficitare në vendin tonë. Kjo do të ndihmojë edhe angazhimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Më tej, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë është plotësuar dhe ndryshuar vendimi për Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik. Kjo pasi anëtari i këtij komisioni nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, andaj me qëllim të kompletimit dhe kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive legjislative nga ky komision është plotësuar dhe në vend të z. Isak Shabani, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, z. Jahë Gecaj po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria ka miratuar dy vendime për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare:

1. Për zëvendëskryeministrin e parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit IPA III. Qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së të ofruara në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit apo fondet e njohura si IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027.

2. Për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrim të Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”.

Sot u miratua nisma e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në “Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit”. Vendimi obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të zhvillojë negociatat me Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave për anëtarësim. Anëtarësimi ka qëllim promovimin e Republikës tonë, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet pjesëmarrëse, prezantimin e avantazheve për investime në Kosovë, si dhe potencialit prodhues e eksportues të vendit.

Në mbledhjen e 73-të janë miratuar dy nisma të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

1. Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Bashkëprodhim të Filmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Izraelit;

2. Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Bashkëprodhimin Kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Koncept dokumentin për Fushën e Performancës Energjetike në Ndërtesa, i cili rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Performancën Energjetike në Ndërtesa. Performanca energjetike në ndërtesa vlerësohet e kënaqshme kur përmbushen nevojat e ndryshme, siç janë: ngrohja/ftohja, ndriçimi dhe sigurimi i ujit të ngrohët. Vlerësohet se stoku i ndërtesave rezidenciale në Kosovë është një prej konsumuesve më të lartë të energjisë së përgjithshme, andaj edhe konsiderohet që sektori i ndërtimeve është vendimtar për arritjen e synimeve të vendit tonë drejt standardeve evropiane të ruajtjes së energjisë dhe mjedisit përmes efiçiencës sa më të lartë të performancës së energjisë.

Pas aprovimit të buxhetit të Rishikuar në mbledhjen e 69-të, sot me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qeveria ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2023-2025. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2023-2025 paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2023. Qëllimi kryesor i tij është që të ofrojë një analizë të bazuar të mjedisit makroekonomik në vend, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë.

Pas shqyrtimit është miratuar edhe Raporti mbi nivelin e ekzekutimit të projekteve të huamarrjes ndërkombëtare, sikurse është miratuar edhe Raporti tremujorë për buxhetin 2022.

Ka marr miratimin në mbledhjen e sotme edhe Programi i Borxhit Shtetëror për vitet 2023-2025. Në dokument pasqyrohen zhvillimet e fundit në parametrat e borxhit shtetëror, vlerësohen rreziqet kryesore dhe përcaktohen objektivat afatmesme të menaxhimit të borxhit shtetëror.

Në mbledhjen e sotme u ndanë 1.322.597,00 euro nga Qeveria për komunat Podujevë, Istog, Shtime dhe Graqanicë për përfundimin e projekteve me klauzolë të investimeve.

Qeveria me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit. Bazuar në kërkesat për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 korrik 2018 ka miratuar këto vendime: Vendimi Nr.05/55 i Komunës së Gjilanit, Vendimi Nr. 06/55 i Komunës së Ferizajt, Vendimi Nr. 07/55 i Komunës së Suharekës, Vendimi Nr. 08/55 i Komunës së Skenderajt, Vendimi Nr. 09/55 i Komunës së Deçanit, Vendimi Nr. 10/55 i Komunës së Junikut, dhe Vendimi Nr. 11/55 i Komunës së Hanit të Elezit. Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji Nr.06/L-092 ka shfuqizuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Shfuqizimi i vendimeve të lartcekura bëhet në përputhje me nenin 57 të Ligjit Nr.05/L-031 Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Sot u gjithashtu u miratuan vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, duke analizuar edhe masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19. Masat dhe afatet kohore të përcaktuara në këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll edhe përkundër të dhënave optimiste epidemiologjike.

Më tej, në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar është informuar nga Ministria e Administrimit për Pushtetin Lokal me Raportin final gjithëpërfshirës për sistemin e vetëqeverisjes lokale. Raporti synon përputhshmërinë e vetëqeverisjes lokale në Kosovë me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, zbatimin e legjislacionit për vetëqeverisje lokale, krahasimin me praktikat e mira dhe rekomandimin e rishikimit funksional të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Po ashtu është informuar nga po e njëjta ministri edhe për Raportin e vlerësimit të Ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar – dhjetor 2021.

Në fund, Qeveria është pajtuar me kandidaturat e propozuara nga paneli për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për kandidatët si në vijim:

1. Arta Hoxha;

2. Esida Bujupi;

3. Lulzim Ismajli;

4. Nexhat Kryeziu dhe

5. Nora Rraci.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Donfried: Mali i Zi të luftojë korrupsionin dhe të kërkojë përgjegjësi nga Rusia

Lajmi tjetër

Demonstrimi i sistemit raketor kinez, Vela: Serbia po e rrezikon paqen në rajon

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM