Njësia britanike e kompanisë anglo-franceze të naftës Perenco ka njoftuar se ka rikuperuar rreth 60 për qind të naftës që ka rrjedhur nga një prej puseve të saj në Dorset, në jug të Anglisë.
Vendndodhja e rrjedhjes është identifikuar dhe puna në fermën “Vic” është ende e pezulluar, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Mbetjet e derdhjes janë kontrolluar nga katër barriera lundruese dhe operacionet e pastrimit po përparojnë mirë,” tha drejtori i përgjithshëm i Perenco’s Vic Farm Frank Dee./FolDrejt/