Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fol Drejt.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
Ne përgëzojmë arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga BE.
Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë për të avancuar të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Price./FolDrejt/
The United States welcomes the agreements reached between Kosovo and Serbia to avoid further escalation of tensions and to concentrate fully and urgently on normalizing relations under the auspices of the EU-facilitated dialogue. https://t.co/MoQGmRAxlL
— Ned Price (@StateDeptSpox) November 24, 2022