Mbrojtësi i RB Leipzig, Benjamin Henrichs dhe mesfushori Emil Forsberg komentuan humbjen 0:7 të ekipit të tyre kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të xhiros së 16-të të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë ishte 1:1, ku përfaqësuesi kroat Josko Guardiol shënoi golin e Leipzigut, por City dominoi në kthim me pesë gola të Erling Haalandit dhe nga një të Ilkay Gundoganit dhe Kevin de Bruyne.
“Unë kurrë nuk kam humbur 0:7 në karrierën time. Një mbrëmje brutale dhe e hidhur për ne. Haaland është jashtëzakonisht i fortë. Ai ka shumë për të ofruar. Është shumë e vështirë ta ruash atë,” tha Henrichs, i cili erdhi në Leipzig nga Monako në vitin 2021 për 15 milionë euro, dhe këtë sezon ai bëri 32 paraqitje.
“Nuk është një ndjenjë e mirë. Nuk dua të justifikoj. Kjo dhemb. City luajti një lojë të mirë, ata kanë një ekip fantastik. Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se nuk kishim asnjë shans,” shtoi Forsberg, transmeton Fol Drejt.