Sipas informacioneve, vizita do të jetë pjesë e udhëtimit të Presidentit Biden në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e G7 të muajit tjetër.
Mbretëresha Elizabeth do të ketë një takim në qershor me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
Biden, do të shoqërohet edhe nga Zonja e Parë, Jill Biden.
Presidenti amerikan do të marrë pjesë në Samitin e G7 në 11-13 qershor në Cornwall, pasuar nga Samiti i Liderëve të NATO-s në Bruksel me 14 qershor.
Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në 16 qershor në Zvicër.
Joe Biden mori detyrën në janar dhe do të jetë presidenti i 13-të amerikan, që do të takohet me Mbretëreshën.
Presidenti i parë që Mbretëresha Elizabeth II takoi ishte Harry Truman në 1951 (Presidenti i 33-të i Shteteve të Bashkuara), megjithëse ajo ishte një princeshë në atë kohë dhe u ngjit në fron vitin tjetër.
Takimi i fundit i Mbretëreshës me Presidentin e SHBA-ve, ishte ai me Donald Trump dhe ish Zonjën e Parë, Melania Trump në korrik 2018.