Mbretëresha Elizabeth humbi vetëm dy herë hapjen shtetërore të Parlamentit, kur ishte shtatzënë me Princin Andrew dhe Princin Eduard.
Në ambientin tradicional të Dhomës së Lordëve, Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit dhe Charles, Princi i Uellsit, do të lexojë fjalimin e Mbretëreshës për herë të parë në prani të djalit të tij William, transmeton Fol Drejt.
Sipas Sky News, kombi britanik do të ketë një pasqyrë të së ardhmes mbretërore sot./FolDrejt/