Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një marrëveshje të re tregtare pas Brexit me Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, duke rritur një marrëdhënie tashmë me vlerë 21,6 miliardë funte (25,17 miliardë euro).
Marrëveshja përfshin sektorët dixhitalë dhe bujqësorë do të nxisë ekonominë dhe do të mbështesë vendet e punës, tha qeveria britanike në një njoftim për shtyp. Sekretari i Tregtisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se marrëveshja është një “nxitje e madhe për tregtinë” me tre kombet e tjera.
Thuhet se është më e përparuara që treshja ka bërë deri më tani, me kapituj të dedikuar për tregtinë dixhitale dhe bizneset e vogla.
Në atë që përshkruan si “provizione dixhitale më të përparuara”, deklarata britanike thotë se firmat britanike që eksportojnë në Norvegji dhe Islandë do të përfitojnë nga angazhimet që kufizojnë burokracinë dhe “lejojnë që mallrat të lëvizin pa probleme përtej kufijve”, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com