Britania e Madhe do t’i sigurojë Ukrainës një paketë ndihme ushtarake prej 65 milionë dollarësh për nevojat e riparimit të pajisjeve dhe ngritjen e një qendre rehabilitimi ushtarak.
Paketa e mbështetjes përfaqëson kontributin e fundit të Britanisë në paketën gjithëpërfshirëse të ndihmës së NATO-s për Ukrainën, thuhet në deklaratën e përbashkët, raporton Kyiv Independent.
Mbretëria e Bashkuar do t’i bashkohet vendeve të tjera anëtare për t’i ofruar Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës më shumë municione Challenger 2 dhe furnizime shtesë me automjete luftarake dhe logjistike./FolDrejt/