Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar do të ndajë 2.3 miliardë funte (2.77 miliardë dollarë) ndihmë për Ukrainën në vitin 2023, duke shtuar se një pjesë e tyre do të jetë mbështetje joushtarake dhe humanitare, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Nga viti financiar 2023, ne do të shtojmë 2.3 miliardë funte të tjera,” u tha Wallace gazetarëve në lidhje me ndihmën e Britanisë për Ukrainën. /FolDrejt/