Britania nuk beson se është praktike të dërgojë avionët e saj luftarakë në Ukrainë, tha një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Avionët luftarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë jashtëzakonisht të sofistikuar dhe kërkojnë muaj për të mësuar se si të fluturojnë. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se nuk është praktike të dërgohen ata avionë në Ukrainë, “u tha zëdhënësi gazetarëve.
“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me aleatët tanë për atë që ne mendojmë se cila është qasja e duhur.”
Kievi ka treguar se do të kërkojë avionë luftarakë për të ndihmuar përpjekjet e tij të luftës. /FolDrejt/