Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se është e rëndësishme të “sigurohet që azilkërkuesit thjesht të mos zhduken” në territorin e atij vendi.
Azilkërkuesit që mbërritën në MB me varka të vogla ose kamionë mund të gjurmohen në mënyrë elektronike si pjesë e një projekti pilot nga Ministria e Brendshme Britanike.
Projekti pilot njëvjeçar mund të prekë të rriturit që duhet të dëbohen nga Britania pasi të mbërrijnë në vend, siç i quajnë autoritetet britanike, “rrugë të rrezikshme ose të panevojshme”, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.