Britania ka thënë se do të sigurojë më shumë mbështetje, duke përfshirë pajisje si tenda dhe batanije, për të ndihmuar të mbijetuarit në kushtet e temperaturave shumë të ulëta në Turqi dhe Siri pas tërmeteve atje, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Prioriteti ynë është të sigurojmë që ndihma për shpëtimin e jetëve t’u jepet atyre më në nevojë, e koordinuar me qeverinë turke, OKB-në dhe partnerët ndërkombëtarë,” tha në deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.
Qeveria tha se pajisjet do të plotësonin nevojat e deri në 15,000 njerëzve. /FolDrejt/