Rastet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në rënie që nga fillimi i janarit.
Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se planifikojnë të heqin të gjitha kufizimet e mbetura ligjore ndaj COVID-19 këtë muaj, përfshirë izolimin në rast infektimi, shkruan AA.
Johnson në Dhomën e Komunave foli në sesionin e përjavshëm “Pyetjet për Kryeministrin”. Ai potencoi synimin e qeverisë për të paraqitur “strategjinë e saj për të jetuar me COVID-19”.
“Shpresoj se mund t’u japim fund kufizimeve të fundit lokale 1 muaj më herët, përfshirë kërkesën ligjore për t’u izoluar në rast të një rezultati pozitiv të testit, me kusht që tendencat aktuale inkurajuese në të dhëna të vazhdojnë”, tha Johnson, transmeton Fol Drejt.
Rastet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në rënie që nga fillimi i janarit.
Ditën e djeshme në vend u zbuluan 66.183 raste me COVID-19 ndërsa 314 persona humbën jetën si pasojë e virusit.
Në Mbretërinë e Bashkuar më 24 mars ishte planifikuar të hiqeshin rregulloret për izolim në rast të infektimit me COVID-19./FolDrejt/