Tronditet Pallati Mbretëror në Angli me vendimin e Mbretit kundër vëllait të tij.
Princi Andrew nuk është më i mirëpritur në Pallatin Buckingham. Që do të thotë se ai nuk do të mund të përdorë më dhomat luksoze të Pallatit që më parë ishin shtëpia dhe zyra e tij.
Mbreti Charles III ia hoqi këtë akses vëllait të tij më të vogël Andrew në selinë e kurorës britanike, pasi Duka i Jorkut dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore në 2019.
Ai u përfol për lidhjen e tij të diskutueshme me miliarderin e akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në gusht 2019, shkruan TiranaNews, transmeton FolDrejt.