Sipas Metro, mbreti Charles III është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Pallatin Buckingham në Londër, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Dyshja shtrënguan duart në Pallatin Buckingham dhe Mbreti mbajti një audiencë me Zelensky për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë vitin e kaluar.
Zelensky është për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën, 8 shkurt. /FolDrejt/