Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, kanë uruar Republikën e Kosovës për Ditën e Pavarësisë me një telegram urimi drejtuar presidentes Vjosa Osmani.
Ata i uruan qytetarët e Kosovës për progres dhe prosperitet, njofton Klan Kosova.
“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të respektuar të Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë. Besoj se do t’i përcillni popullit tuaj pjesëmarrjen e popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë rast të veçantë”.