Mbreti (86) iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit në vitin 2020 dhe në mars iu nënshtrua një procedure për të zëvendësuar baterinë në stimuluesin e zemrës.
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, u shtrua sot në një spital në qytetin Xhedah të Detit të Kuq për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, njoftuan mediat saudite, bazuar në një deklaratë nga pallati mbretëror.
Mbreti Salman u bë sundimtari i eksportuesit më të madh të naftës në botë në vitin 2015, pasi kaloi 2.5 vjet si Princi i Kurorës dhe Zëvendës Kryeministër, sipas agjencisë britanike./FolDrejt/