Thuhet se gjysmëvëllai i mbretit u përpoq të destabilizonte monarkinë në një komplot të frymëzuar nga vendet e huaja, por ai u kursye nga dënimi pasi u betua për besnikëri ndaj mbretit.
Mbreti i Jordanisë Abdullah ka nxjerrë një dekret që kufizon lëvizjen, vendbanimin dhe komunikimin e gjysmëvëllait të tij të larguar, princit Hamza, sipas njoftimit të sotëm të oborrit mbretëror.
Hamza, një ish-trashëgimtar i fronit jordanez, i cili u vendos në arrest shtëpiak vitin e kaluar, u akuzua në prill 2021 për përpjekje për të destabilizuar monarkinë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.