Shërbëtori i Dy Xhamive të Shenjta, Salman Bin Abdulaziz ka pritur të martën në Rijad myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe delegacionin kosovar, shkruan Saudi Press Agency.
Ata diskutuan për shtimin e bashkëpunimit mes Arabisë Saudite dhe Kosovës në shërbim të islamit dhe muslimanëve dhe promovimin e modernizmit, koekzistencës dhe tolerancës, përcjell foldrejt.com.
Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i jashtëm Faisal bin Farhan bin Abdullah, ministri i davetit dhe çështjeve fetare Dr. Abdullatif bin Abdulaziz Al Al-Sheikh dhe asistent sekretari i dy Xhamive të Shenjta Tamim bin Abdulaziz Al-Salem.
Arabia Saudite është ndër shtetet e para arabe që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sëbashku me Emiratet./Foldrejt.com