Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shfaqur edhe një herë afërsinë e tij me gratë, kur u prit nga çifti mbretëror spanjoll në Gala Mbrëmjen e organizuar në kuadër të samitit të NATO-s në Madrid.
Ai ndau disa sekonda për bisedë të afërt me mbretëreshën Letizia Ortiz. Kjo, derisa gruaja e tij Jillm mbeti me mbretin Felipe i Gjashtë, në pritje të përfundimit të kësaj bisede, të shoqëruar edhe me mbajtje duarsh të nikoqires nga mysafiri.
Në fund të gjithë këtij momenti që ishte pjesë e çastit të ndarë për fotografim, mbreti spanjoll shihet duke ngritur shikimin lartë, duke lënë përshtypjen e lehtësimit nga minutat e sikletshëm./KlanKosova/