Miqësorja ndaj Turqisë pritet të jetë e parafundit ajo e Xhorxho Kielinit me kombëtaren e Italisë, ku me shumë mundësi ndeshja e fundit do të jetë me Argjentinën në kupën “Finalissima”, ku dy kombëtaret janë fituesit në fuqi të Europës dhe të Amerikës së Jugut.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, mbrojtësi do të largohet nga Juventusi për të kaluar vitin e fundit të karrierës së tij në MLS-në amerikane.
Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por mediat italiane deklarojnë se në Shtetet e Bashkuara do të marrë eksperiencën e duhur si drejtues dhe 37-vjeçari do të ketë objektiv sërish rikthimin te “Zonja”, por kësaj here si një funksionar i lartë në klub./FolDrejt/