Avokatët e të paraburgosurve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë dorëzuar tre ditë më parë një kërkesë ndaj prokurorisë.
Mbrojtësit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë kërkuar nga organi I akuzës që t’i shpalosë provat të cilat i ka dorëzuar Serbia kundër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.
“Serbia mbetet e angazhuar në fushatat e dezinformuese kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për synim kanë destabilizimin e shtetit”, thuhet në kërkesën e cila është dorëzuar më 13 korrik.
“Sipas rregullit 103, i kërkohet gjyqtari të procedurës paraprakë ta urdhërojë Zyrën e Prokurorit t’i nxjerr të gjitha informacionet që ka në posedim, e të cilat kanë ardhur nga Serbia”.
Ndër të tjera theksohet se shteti serb ka qenë kundërshtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e viteve 1998-1999.