Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës të hënën në mëngjes rrëzuan 44 nga më shumë se 50 raketa gjatë një sulmi raketor rus në infrastrukturën kritike në Ukrainë, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Sipas Ukrinform, komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës e tha këtë në një deklaratë në Telegram.
“Në orën 07:00 të 31 tetorit, pushtuesit rusë nisën disa valë sulmesh me raketa në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, thuhet në raport.
Ai tha se më shumë se 50 raketa lundruese Kh-101/Kh-555 ishin gjuajtur nga avionët strategjikë Tu-95/Tu-160 nga veriu i Detit Kaspik dhe nga zona e Volgodonskut (rajoni i Rostovit).
Forcat dhe mjetet e Qendrës së Komandës Ajrore rrëzuan 18 raketa, Komanda Ajrore Jug – 12, Komanda Ajrore Lindje – 9 dhe Komanda Ajrore Perëndim – 5, tha komanda. /FolDrejt/