Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi pranë Dhomave të Specializuara, Gregory Keohe, ka shprehur pakënaqësitë e tyre, ndaj Prokurorisë Speciale, lidhur me vonesat e shumta në publikimin e materialeve në rastin e klientit të tij.
Keohe, gjatë paraqitjes së sotme të tij në konferencë, ka kërkuar që këto materiale të nxjerren menjëherë sipas rregullores 103, teksa u shpreh se Prokurorisë Speciale në punën e saj, është fjala vigjilencë, ajo që nuk i përshtatet aspak, përcjell Klankosova.tv.
”Ne kemi gjashtë muaj që flasim për materiale që duhet të nxirren. Vigjilenca është fjalë që nuk është etiketimi i duhur për të përshkruar prokurorinë në këtë aspekt”.
”Materialet sipas rregullës 103 duhet të dorëzohen menjëherë, dhe kjo do të thotë tani. Fjala menjëherë, do të thotë tani. Kështu që të bësh tjerrje të kontrollimeve që duhet të nxjerren sipas rregullës 103 është e pavlerë”.
”Kur ZPS-ja vendoset në një pozitë të vështirë, atëherë ata dorëzojnë materialin shfajësues. Kjo është çështje që është problem i prokurorisë”, tha Keohe.
”Ky është një proces që duhet bërë, dhe duhet bërë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, përfundoi ai mes tjerash.