Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian (BE), për masa ndaj Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Kusari Lila ka thënë se do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.
“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.
Ose, do të jetë pas Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij ose mbajti zgjedhje dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar Kusari në llogarinë e saj në Twitter.
Masat të cilat janë paralajmëruar kundrejt Kosovës, kanë të bëjnë me pezullimin e programit të fondeve për Kosovës, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurorim dhe nënshkrim kontratash etj./FolDrejt/
It’ll be the first time in the history of EU & propably last that @EU_Commission imposes measures on a democracy for reasons they can’t articulate.
Or, it’ll be b/c:
➡️ 🇽🇰 tried to extend rule of law in it’s territory
➡️ held elections & respected resultspic.twitter.com/QhAjUGs07w— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) June 29, 2023