Një person është arrestuar në Pejë për shkak të vjedhjes të cilën e kreu në një pompë të derivateve
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës gjatë të mërkurës, rreth orës 18:40, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka furnizuar veturën me derivate dhe është larguar pa e bërë pagesën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/