Ekspertët kanë llogaritur se kostoja e mëparshme e rimbushjes së një makine elektrike në Itali ishte 50-70 për qind më e ulët se për rimbushjen e modeleve me benzinë ose me naftë.
Mbushja e një makine elektrike në Itali do të kushtojë 161 për qind më shumë se një vit më parë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, njoftoi portali i konsumatorëve Facile.it, transmeton Fol Drejt.
“Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, karikimi i një makine elektrike është, në disa raste, më i shtrenjtë se karburanti tradicional i makinës. Nëse nuk e karikoni makinën tuaj elektrike në shtëpi, por në një stacion publik të karikimit të shpejtë, do t’ju kushtojë edhe më shumë”, transmeton portali italian./FolDrejt/