Libani ka mbetur pa energji elektrike, duke e zhytur vendin në errësirë mes një krize të rëndë ekonomike.
Një zyrtar qeveritar i tha agjencisë së lajmeve Reuters, dy termocentralet më të mëdhenj të vendit, Deir Ammar dhe Zahrani, ishin mbyllur për shkak të mungesës së karburantit. Rrjeti elektrik “ndaloi së punuari mesditën e sotme” dhe nuk kishte gjasa të rindizet për disa ditë, thanë ata.
Për 18 muajt e fundit Libani ka duruar një krizë ekonomike dhe mungesa ekstreme të karburantit
Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka ndezur demonstrata të mëdha kundër politikanëve.
Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka ndezur demonstrata të mëdha kundër politikanëve.
Mungesa e valutës së huaj ndërkohë e ka bërë të vështirë pagesën e furnizuesve jashtë shtetit të energjisë. Raporton Balkanweb percjell Foldrejt.com