Firma gjermane dhe amerikane BioTech e Pfizer respektivisht, që zbuluan vaksinën kundër Covid19, kanë theksuar se ka përfunduar faza e tretë e testimit me 95 përqind efektivitet, shkruan foldrejt.com. Tashmë është detyra e autoriteteve të shëndetësisë amerikane FDA Emergency që të autorizojë përdorimin e vaksinës te popullata amerikane, që mund të fillojë “brenda pak ditësh”.
Ky lajm i gëzueshëm vjen në kohën kur deri tani nga e gjithë bota kanë vdekur 1.3 milion të infektuar, kurse 55.5 milionë janë testuar pozitivisht – gjithashtu shkollat në Nju Jork janë mbyllur.
Edhe qeveria gjermane u ka dërguar letër qeverive lokale që të përgatitet për vaksinim në masë të nënshtetësve të saj.
Deri tani vaksina e Pfizer-BioNTech është testuar te 44 mijë vullnetarë./Foldrejt.com