“Duke filluar nga nesër mbyllim të gjitha shkollat fillore në Nju Delhi. Po anulojmë edhe aktivitetet e shkollave në natyrë”, njoftoi ministria përkatëse në një konferencë për shtyp, duke theksuar se po shqyrtohen kufizimet në qarkullimin rrugor për shkak të ndotjes.
Shkollat fillore në Nju Delhi do të mbyllen nga e shtuna, ndërsa po merret parasysh edhe kufizimi i qarkullimit rrugor, pasi niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Indisë është ende i lartë, njoftuan sot autoritetet, shkruan reuters, transmeton Fol Drejt.