Aeroporti Pulkovo në Shën Petersburg është mbyllur për shkak të një “objekti fluturues të paidentifikuar”.
Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se Aeroporti Ndërkombëtar Pulkovo do të jetë i mbyllur deri në orën 13:20, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Vendimi për mbylljen e aeroportit ka ardhur për shkak të një “objekti fluturues të paidentifikuar” në rajon. Të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve janë pezulluar./FolDrejt/