Japonia sot ka mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në mes të luftës së vazhdueshme Ukrainë-Rusi.
“Operacionet e ambasadës u transferuan në një zyrë të përkohshme ndërlidhëse në qytetin Lviv”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme japoneze, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyra është në afërsi të kufirit me Poloninë, duke u ofruar qytetarëve japonezë që jetojnë në Ukrainë një mbështetje evakuimi, tha ministria.
Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt. Sipas vlerësimeve të OKB-së, ajo ka rezultuar në të paktën 136 civilë të vrarë, përfshirë 13 fëmijë. Rreth 400 të tjerë janë plagosur, përfshirë 26 fëmijë.
Sulmi ka bërë që rreth 680 mijë njerëz të largohen nga Ukraina për në vendet fqinje.